AKTUALITET, 8 Janar 2022, 16:37

U dhunuan në tentativë për tu futur në selinë e PD-së, 10 protestues përfundojnë në spital, ja gjendja e tyre shëndetësore

U dhunuan në tentativë për tu futur në selinë e

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga njerëz brenda selisë së PD-së, 10 protestues kanë marrë lëndime në trup dhe kokë.

Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë 4 protestues kanë marrë mjekim tek Spitali i Traumës dhe 6 të tjerë kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në QSUT.

Të gjithë protestuesit kanë lënë ambientet e spitalit pasi situata e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.