AKTUALITET, 8 Janar 2022, 17:26

Emri/ Plagosi në këmbë me armë zjarri 36-vjeçarin, arrestohet autori

Emri/ Plagosi në këmbë me armë zjarri 36-vjeçarin,

Policia ka arrestuar 50-vjeçarin N.T., banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambientet e një lokali në Dimal, ka qëlluar në këmbë me armë zjarri 36-vjeçarin E.F.

Uniformat blu bëjnë me dije se 36-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën , ndërsa menjëherë pasi ka marrë mjekim në spital është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Berat-Informacion

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.