TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi vijon kërcënimet dhe intimidimet ndaj qytetarëve të cilët supozohet t’i përfaqësojë.
Pas sanitares së një shkolle, Bufi është regjistruar sërish duke kërcënuar një qytetar pasi ka bindje të djathta. Në videon e 'Piranjave' ajo dëgjohet teksa ia numëron me radhë këtij personi, të mirat që ka bërë për të dhe familjen e tij. Mirëpo, revolta e Bufit, vjen teksa ka mësuar se ky person ka kah politik të djathtë. Shumë e inatosur, ajo i tregon se ka parë foto të tij me dy gishta lart. Sipas saj, ky person është mosmirënjohës për të mirat që i janë bërë.
Në fund të videos, dëgjohet që Bufi i kërkon të mos shkojë e votojë pasi nuk ka nevojë për votën e tij. Ajo madje i kërkon ta mbyllë gojën e të mos flasë më.