AKTUALITET, 6 Maj 2023, 15:38

Shpërndante kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Policia i gjen "Rolex" e 150 mijë euro në shtëpi

Shpërndante kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Policia i

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i akuzuar për posedim dhe shpërndarje droge. 

31-vjeçar është arrestuar në zonën e Santit. Denoncimi ka ardhur nga banorët e zonës të cilët pikasur një makinë të dyshimtë e cila bënte lëvizje të shpeshta.

Gjatë kontrollit fizik në makinë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 50 doza kokainë dhe 260 gram të tjerë në një qese. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, policia ka gjetur dhe sekuestruar 155 mijë euro cash, të fshehura në një kuti këpucësh, si dhe një orë “Rolex” me vlerë 20 mijë euro.