TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimit të dytë për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi, e cila kërcënon një qytetar.
Vasili deklaron se SPAK dhe KQZ s'mund të vonohen më asnjë minutë dhe nuk duhet ta lejojnë të konkurojë në zgjedhjet e 14 majit.
Ai thekson se Kryetarja e Bashkise Rroskovec Majlinda Bufi i bën presion dhe arrin deri në kërcënime një qytetari hallexhi, i cili ka bindje të kundërta politike dhe madje i bën thirrje që të mos marrë pjesë fare në votime.
Sipas Vasilit, kjo është një veper penale skandaloze.
POSTIMI I PLOTË I VASILI
Tjeter Audiopergjim, rendohet shume me keq pozita e Majlinda Bufit!
Ne nje tjeter audiopergjim shume i rende, qe rrënon perfundimisht poziten ligjore dhe morale te Majlinda Bufit.
SPAK dhe KQZ s'mund te vonohen me asnje minute sepse jane perpara nje pergjegjesie shume te madhe ligjore.
Ne kete audiopergjim degjohet shume qarte se si Kryetarja e Bashkise Rroskovec Majlinda Bufi i bën presion dhe arrin deri në kërcënime një qytetari hallexhi, i cili ka bindje të kundërta politike.
Bufi jo vetëm i kërkon atij që të mos përfshihet në fushatë, por i bën thirrje që të mos marrë pjesë fare në votime.
Kjo eshte nje veper penale skandaloze.
Në kundërshtim flagrant me Ligjin dhe nenin 329 Kodit Penal, i cili për kanosje apo dhunim ne zgjedhje percakton se:
“kanosja që i bëhet zgjedhjësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesëose jo në votime”, përbën kundravajtje penale, dhe dënohet nga tre muaj, deri në dy vjet burg."
SPAK- u duhet te ishte tashme ne veprim qe mbas denoncimit te emisionit Piranjat per kercenimin e sanitares se nje shkolle.
Ndersa pas ketij Audio pergjimi tjeter, SPAK dhe KQZ nuk duhet te lejojne ne asnje menyre Majlinda Bufi te konkuroje ne zgjedhjet e 14 majit per arsye te veprimeve mafioze dhe te kunderligjshme si dhe duhet te hapet urgjentisht çeshtje penale.