TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa nesër mbahen zgjedhjet lokale në 61 bashki, duket se jo gjithçka është gati. KQZ ka shpërndarë në pjesën më të madhe bazën materiale, ndërkohë që në disa bashki ka probleme, konkretisht në Dropull dhe në 3 bashki të qarkut Durrës.
Mendohet se probleme do të ketë edhe në Elbasan, ku votimi do të jetë elektronik, pasi në disa fshatra nuk ka internet. Raportohet se KQZ po çon pajisjet e nevojshme për të realizuar këtë proces.
Problemi më i madh është mungesa e operatorëve për përdorimin e pajisjeve të identifikimit, gati 100 qendra nuk do të kenë operatorë, ndërkohë ekziston frika se nesër ky numër mund të rriten. Ende e paqartë edhe nga KQZ se sa është numri i komisionerëve që i mungojnë partive politike dhe në veçanti ata të grupit të Alibeajt.