AKTUALITET, 13 Maj 2023, 18:43

I akuzuar për blerje votash, del foto e Fredi Belerit në gjykatë

I akuzuar për blerje votash, del foto e Fredi Belerit në gjykatë

Pamjet që shihni tregojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri pas kafazit prej xhami, sot në gjykatën e Vlorës. Tpz.al ka siguruar foto nga brenda sallës së gjyqit, ku shihet Beleri për herë të parë pas arrestimit të tij, në pritje të vendimit nga togat e zeza, të cilat vendosën që ta linin në burg. Beleri akuzohet se ka blerë vota për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen nesër.

Po ashtu gjykata vendosi të dërgojë dosjen e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si prokuroria kompetente për hetimin e korrupsionit në zgjedhje. 

Kujtojmë se pas caktimit të masës ‘arrest me burg’ Beleri u transferua në Tiranë, ndërsa bashkë me të u arrestua dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i cili po ashtu u la pas hekurave.