AKTUALITET, 13 Maj 2023, 16:15

VIDEO/ "Peleshi shkel heshtjen zgjedhore”, Tedi Blushi nxjerr pamjet: Ministri, deputetë të PS dhe drejtues vendorë aktivitet elektoral. Ndërkombëtarët të reagojnë!

VIDEO/ "Peleshi shkel heshtjen zgjedhore”, Tedi Blushi nxjerr pamjet:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar me zë e figurë shkeljen e heshtjes zgjedhore nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. 

Blushi deklaron se ministri Peleshi, deputetë të PS dhe drejtues vendorë kanë zhvilluar aktivitet elektoral në kundërshtim me ligjin, dhe ka dalë në mbrojtje për kandidatin Sotiraq Filo në Korçë.

Ndër të tjera ai thekson se “organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit elektoral duhet të reagojnë me forcë për dhunim flagrant të ligjit”.

Postimi i plotë

SKANDAL/ Ministri Peleshi shkel heshtjen zgjedhore! Vazhdon fushatën!

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kapet në flagrancë duke vazhduar sot fushatën elektorale, në shkelje të ligjit, për kandidatin e “Rilindjes” në Korçë, Sotiraq Filo!

Këto janë pamjet pas takimit të zhvilluar sot ku qartësisht dallohet Peleshi, deputetë të “Rilindjes”, drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës!

Duke dënuar me ashpërsi këtë dhunim flagrant të ligjit bëjmë thirrje për dënimin shembullor të këtij rasti! Ftojmë organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit elektoral të reagojnë me forcë!