AKTUALITET, 13 Maj 2023, 17:56

“Pusteci do të votojë...”, deputetja e PD-së thyen heshtjen zgjedhore, iu kërkon qytetarëve votën për 14 majin

Ndonëse sot është heshtje zgjedhore, deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti duket se e ka thyer këtë rregull, ndërsa ka bërë një thirrje drejtuar elektoratit.  

Koti përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, iu bën thirrje banorëve të Pustecit që të votojnë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Pandi Jani.

“Pasuritë natyrore të Prespës, do kthehen në dorën e banorëve. Pusteci: pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime, pa zhvillim!

Jo më një Pustec i varfër!

Pusteci do votojë Pandi Janin!

Pusteci në dorën tuaj!”, shkruan Koti.

“Pusteci do të votojë...”, deputetja e PD-së thyen