TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak orë para zgjedhjeve të 14 majit, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka vendosur të bëjë ndryshime të kryetarëve dhe sekretarëve të Komisioneve në Qendrat e Votimit.
Në momentet e fillimit të shpërndarjes se materialeve zgjedhore për Qendrat e Votimit, ka pasur ndryshime të shumta për kryetarët dhe sekretaret e QV-ve të cilët janë propozuar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, shkruan Panorama.
Mësohet se të pakta kanë qenë rastet e tërheqjes apo mos paraqitje në KZAZ për të tërhequr materialet zgjedhore, dhe në shumicën e rasteve ndryshimet lidhen me zëvendësime nga vetë koalicioni.
Aktualisht nuk raportohet të ketë mungesa të komisionërve.