AKTUALITET, 13 Maj 2023, 17:43

Sot heshtje zgjedhore, por në fshatin Kocul të Selenicës nis shtrimi i asfaltit elektoral

Ndonëse sot është heshtje elektorale, bashkia e Selenicës siç duket nuk e kanë ndalur punën deri në momentin e fundit pasi po shfrytëzon orët për të rrëmbyer vota. Në disa pamje të publikuara nga Faxnews shihen mjete pune të cilat janë duke hedhur asfalt në një pjesë të rrugës, duke i lënë të dyja anët e saj të pashtruara.

Kujtojmë se, ditën e nesërme janë zgjedhjet vendore, votimet e të cilave do të jenë prej orës 7:oo deri në 19:00.

Denoncime të ndryshme, janë bërë nga banorë të zonave të tjera, të cilët e kanë cilësuar këtë metodë si për t’i hedhur “hi syve”, me pretendimin që ky “çakull elektoral”, siç e kanë quajtur bëhet, para zgjedhjeve me idenë për të “rrëmbyer” vota.

Sot heshtje zgjedhore, por në fshatin Kocul të Selenicës nis