TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur nuk na ndajnë shumë orë nga zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhen kryebashkiakët e 61 bashkive, në disa zona shfaqen probleme. I tillë është dhe për bashkinë e Dropullit, ku komisionerët e grupit të Alibeajt, nuk janë paraqitur në KZAZ-të për tërheqjen e materialeve zgjedhore sipas ligjit.
Kjo gjë ka sjellë ngërç në ecurinë e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Deri më tani, nuk ka asnjë sqarim për mungesën e komisionerëve të këtij grupimi të PD-së në 29 qendra votimi.
Materialet janë tërhequr vetëm në 7 qendra nga 37 qendra votimi deri më tani. Komisionerët e PS-së dhe ata të koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur në të gjitha qendrat e votimit.