AKTUALITET, 3 Prill 2022, 12:04

Mjekuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumani në banesën e tij në Fier, gjykata vendos sot ‘fatin’ për tre mjekët

Mjekuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumani në banesën e

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit do të caktojë sot masën e sigurisë për dy mjekët e spitalit të Fierit, Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi si edhe për ndihmës mjekun Blendi Bërdalli të cilët mjekuan të shumëkërkuarin, Nuredin Dumani.

Ata dyshohet se nuk njoftuan policinë e Fierit për gjendjen e tij të plagosur me armë zjarri.

Gjatë dy ditëve të fundit gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Nuredin Dumanit në spitalin e traumës si dhe “ushtarit” të tij, 40-vjeçarit Henrik Hoxha.

Ndërsa për 20-vjeçaren nga Kosova, të dashurën e Dumanit, Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’ dy herë në javë.