AKTUALITET, 3 Prill 2022, 09:33

Bombardimet ruse shkatërrojnë avionin më të madh në botë

Bombardimet ruse shkatërrojnë avionin më të madh në

Sulmet ruse kanë shkatërruar dhe një ndër avionët më të mëdhenj në botë.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga ajo që ka ngelur nga avioni Antonov An-225 – i njohur si Mriya, që dikur është cilësuar më i madhi në botë për shkak të disa përmasave.

Avioni ukrainas i ngarkesave i cili ndodhej në një hangar në aeroportin Hostomel të Kievit,ra pjesë e sulmeve që në këtë zonë u bënë intensive në fillim të pushtimit rus.

Kompania shtetërore ukrainase e mbrojtjes vlerësoi koston e rindërtimit të avionit në 3 miliardë dollarë.

Forcat ruse tani janë tërhequr nga aeroporti.