AKTUALITET, 3 Prill 2022, 10:56

Valixhe e dyshimtë në qendër të Fierit, alarmohet policia

Valixhe e dyshimtë në qendër të Fierit, alarmohet policia

Një valixhe e dyshimtë në qendër të qytetit ka alarmuar sot policinë e Fierit.

Policia ka vënë perimetrin e sigurisë në këtë zonë deri në verifikimin e situatës.

Kalimtarët janë devijuar nga rruga për të shmangur një incident të mundshëm.

Njoftimi i policisë:

Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.