AKTUALITET, 3 Prill 2022, 11:27

Alarmoi policinë, valixhja në Fier rezulton të jetë bosh

Alarmoi policinë, valixhja në Fier rezulton të jetë bosh

Një valixhe e dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm policinë e Fierit.

Valixhja e braktisur u gjet në qendër të Fierit. Por pas kontrollit të forcave xheniere, rezultoi se valixhja ishte bosh.

Njoftimi i policisë:

Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.