AKTUALITET, 3 Prill 2022, 09:56

FOTO/ Dëbora 'pushton' Korçën, temperaturat deri në -3 gradë

FOTO/ Dëbora 'pushton' Korçën, temperaturat deri

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës.

Raportohet se në qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe bore përgjatë natës.

Në lartësitë mbi 900 metra ka pasur reshje dëbore me shtrirje në gjithë akset rrugore të shoqëruara me temperaturat -3 gradë.

Ndërkohë që trashësia e dëbores varion nga 5 cm deri ne 20 cm.

Mësohet se Kontraktorët për Mirëmbajtjen Dimërore kanë punuar gjatë natës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa gjashtë borëpastruese vijojnë punën.

Po ashtu mësohet se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si:

Korçe – Erseke – Leskovik, Korçe- Dardhe, Korçe-Voskopoje, kryhet pa probleme.

FOTO/ Dëbora 'pushton' Korçën, temperaturat deri

FOTO/ Dëbora 'pushton' Korçën, temperaturat deri

FOTO/ Dëbora 'pushton' Korçën, temperaturat deri

FOTO/ Dëbora 'pushton' Korçën, temperaturat deri