AKTUALITET, 3 Prill 2022, 11:41

Moti i keq, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për gjendjen e rrugëve

Moti i keq, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq me reshje dhe me temperatura të ulëta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije situatën e krijuar nga moti i keq sidomos në zonat ku ka pasur reshje bore.

Sipas ARRSH reshje bore ka pasur në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë, por fatmirësisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem në të gjithë akset.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhet në postimin e ARRSH.