AKTUALITET, 3 Prill 2022, 10:42

Moti i keq në Elbasan/ Tregani në errësirë, në zonat malore, rikthehen reshjet e dëborës! Si po vazhdon qarkullimi i automjeteve

Moti i keq në Elbasan/ Tregani në errësirë, në zonat

Elbasani është zgjuar sot nga moti i paqëndrueshëm.

Disa zona janë përfshirë nga reshje të shumta shiu ndërsa në ato malore ka pasur edhe dëborë.

Por mësohet se akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullimin e automjeteve.

Në disa segmente Elbasan-Qafe Thanë, Librazhd-Stërblevë si dhe Gramsh-Moglicë ka pasur prani inertesh por pa problem për lëvizjen e makinave.

Aksi rrugor Stëblevë-Klenjë ka prezencë të dëborës por deri më tani automjetet qarkullojnë normalisht.

Moti i keq ka shkaktuar probleme për furnizimin me energji në Njësinë Administrative të Treganit.