AKTUALITET, 3 Prill 2022, 08:55

Shpërthime të forta në portin e Odesas! Autoritetet thirrje qytetarëve: Qëndroni në strehimore

Shpërthime të forta në portin e Odesas! Autoritetet thirrje

Shpërthime të forta janë regjistruar në orët e fundit në portin jugor të Ukrainës, në Odesa.

Në bregun e detit të Zi u përhapën shtëllunga të mëdha tymi, tha një dëshmitar i Reuters.

Korrespondentja e Washington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa ka shkruar edhe një status në Twitter.

“Shpërthime të forta në qendër të Odesës tani. Dritaret e dhomës sime të hotelit sapo u drodhën, Nuk dihet ende çfarë ishte”, shkruan ajo.

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore.

“Ne do t’i mposhtim. Armiqtë do të shkojnë në ferr!” ka shkruar ai në një postim në Facebook.