AKTUALITET, 3 Prill 2022, 10:50

Vendimi/ E diela e parë e çdo muaji në Vlorë ditë pa makina, si do të devijohet qarkullimi i automjeteve deri në orën 15:00

Vendimi/ E diela e parë e çdo muaji në Vlorë ditë pa

E diela e parë e çdo muaji në Vlorë do të jetë ditë pa makina. Vendimi është marrë mbështetur në udhëzimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve në Vlorë do të nisë nga ora 09:00 deri në 15:00.

Kufizimi do të bëhet nga bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rreth-rrotullimi në Skelë dhe dy akse të tjera.

Njoftimi i Bashkisë së Vlorë:

Mbështetur në udhëzimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, njoftojmë të gjithë banorët  se nga data 3 prill e në vazhdim, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të ditës pa makina, në datën 3 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në segmentet e mëposhtme:

Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rrethrrotullimi në Skelë.

Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli.

Në rrethrrotullimin në Skelë do të lejohet qarkullimi për efekt të lidhjes së rrugës “Kosova”, me rrugën “Pelivan Leskaj”.