TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moti i paqëndrueshëm vijon në qarkun e Elbasanit, ndërsa sot po shoqërohet me reshje shiu dhe dëbore.
Deri më tani raportohet se nuk ka asnjë problem me qarkullimin në akset rrugore nacionale, të cilat janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.
Në disa segmente të Elbasan – Qafë Thanë, Librazhd – Sterblevë, Gramsh – Moglicë ka pasur prani inertesh, por në sasi të vogël, ndërsa Në segmentin Steblevë-Klenjë, kemi prani dëbore deri në 15 cm trashësi.
Megjithatë aksi është i kalueshëm për mjetet.
Sa i përket furnizimit me energji, është i plotë përveç fiderit të Njësisë Administrative Tregan bashkia Elbasan që ka probleme.