AKTUALITET, 2 Prill 2022, 22:26

"Rama kërkon të uzurpojë Presidencën"/ Boçi: Vendimet e PD i merr grupi, të tjerat janë pa vlerë

"Rama kërkon të uzurpojë Presidencën"/

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, shprehet se kryeministri Edi Rama do të tentojë të kapë edhe institucionin e fundit pa rënë në duart e tij, Presidencën. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se Rama nuk do të ketë mbështetjen e opozitës, në zgjedhjen e presidentit të ri në mënyrë të njëanshme. 

Vendimet e PD, thotë Boçi, do të jenë kolegjiale dhe askush nuk ka të drejtë të përcaktojë individualisht mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike.  

"Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar. Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vendimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë".

Deklarata

Çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës.

Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij institucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “axhendave parlamentare”. 

Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike.

Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale.

Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar.

Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vendimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë.