AKTUALITET, 24 Mars 2022, 10:26

Me propozim të opozitës dhe maxhorancës, Kuvendi pritet të mbajë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Madeleine Albright

Me propozim të opozitës dhe maxhorancës, Kuvendi pritet të

Kuvendi i Republikës ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në orën 12:00 në nder të ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare.

Edmond Spaho: Sikur e dini është në nderin e këtij kuvendi që të mbajë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish sekretares amerikane së shtetit Madeleine Albright, për shkak dhe të kontributit të saj në çështjen e Kosovës.

Ermonela Felaj: Në fakt është një kërkesë që mu bë dhe nga zoti balla, do ju kërkoja që në orën 12:00 të mbajmë një minutë heshtje në nderim të Olbright.

Taulant Balla: Faleminderit që e përfshitë si propozim të zotit Spaho dhe zonjës Tabaku, në mënyrë që në orën 12:00 kjo minutë heshtje në nder të ish-sekretares Madeleine Albright të mbahet.