AKTUALITET, 6 Maj 2023, 19:46

“Më fyeu, ndaj e vrava”, ja kush është 28-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua nga ish-i dashuri me plumb në kokë në Itali

“Më fyeu, ndaj e vrava”, ja kush është

Vajza që shihni në foto është Danjela Neza, 28-vjeçarja shqiptare që u vra me armë zjarri në kokë nga ish-i dashuri. Ngjarja ndodhi në Itali. E ndjera me ish-të dashurin e saj, janë konfliktuar, pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.

I riu duket se nuk ka pranuar ndarjen dhe në konflikt verbal e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë. Autori i ngjarjes së rëndë kishte një leje qëndrimi të rregullt dhe punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona.

Në dëshminë e tij, autori i vrasjes është shprehur se e ka vrarë Danjelën, pasi ajo e kishte fyer.