TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndalesa e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha ishte Kukësi, ku ka prezantuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati. Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka dënuar 20 mijë familje të Kukësit duke u hequr ndihmën ekonomike, vetëm se nuk e votuan, ndërsa sulmoi ashpër kandidatin socialist, Safet Gjici.
Berisha përsëriti edhe një herë deklaratën e tij se Rama diskriminon veriun, pasi sipas tij e përjashton nga investimet. Ai iu drejtua kandidatit të PS në Kukës duke i thënë se do t’i hiqet shtetësia pas ardhjes së PD në pushtet, kjo pasi ka hequr përmendoren e gjenocidit të Lumës në Kukës.
“14 maji është dita kur ju vendosni për qytetarin e parë të Kukësit, por kësaj radhe vota juaj është votë misionare sepse duke votuar për Sinamtin, keni rivendosur pluralizmin në Shqipëri, i keni dhënë ndëshkimin e merituar Ramës, armik i Kukësit e gjithë veriut, anti-shqiptar i pa precedentë. 90 përqind e familjeve të Kukësit meritojnë 100 përqind ndihmën ekonomike. Çdo qeveritar e di që Kukësi është qarku më i varfër i Europës, dhe ky i pashpirt hoqi me një të rënë të lapsin 20 mijë familje nga kjo ndihmë vetëm se i qëndruar besnik idealeve tuaja dhe nuk e votuat.
Rama përjashtoi veriun nga investimet. Po marr Safetin, kandidatin që ka vënë këtu, me aktet që ke bërë të kesh turp, sa të vijë PD në pushtet do të të heqim shtetësinë fare. Cili është pasioni yt për lekë e ka marrë vesh e gjithë Shqipëria, Zoti i ruajttë bankat nga ti. Sa i përket krimit elektoral të jesh i lindur që do të ndjekë deri në fund të jetës. Shpërnda sa të duash para, do përgjigjesh dhe je i pashpresë, por shtetësia shqiptare dhe qytetaria e Kukësit do të hiqet për aktin makabër të heqjes së përmendoren e gjenocidit të Lumës”, pohoi ish-kryeministri.