AKTUALITET, 12 Shtator 2024, 12:23

Majko kërkon ndjesë, pas reagimit të tensionuar ndaj gazetarëve

Majko kërkon ndjesë, pas reagimit të tensionuar ndaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.

Në seancën parlamentare Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjen në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.

Pandeli Majko: Do bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bënë dy koleget e opozitës. Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që ta marr përsipër dhe të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë.

Pasi kërkoi ndjesë deputeti socialist u duartrokit nga të gjithë kolegët e tjerë.