AKTUALITET, 12 Shtator 2024, 09:37

Prag-tragjedie, përfshihet nga flakët automjeti, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe një pasagjere

Prag-tragjedie, përfshihet nga flakët automjeti, shpëtojnë

Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin  e sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ka qene i markës “Benz”, ndërkohë që në të udhëtonte shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së sinjalit në vendngjarje kanë mbërritur  dy automjete zjarrfikëse që bën të mundur shuarje e  zjarrit, ndërkohë që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme as shoferi e as pasagjerja.

Policia punon për zbardhjen e  rrethanave  se si u shkaktua zjarri në automjet.