AKTUALITET, 12 Shtator 2024, 10:32

'Partizani', ndërtuesi Fatmir Bektashi në SPAK, i komunikohet akuza

'Partizani', ndërtuesi Fatmir Bektashi në SPAK, i

Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, pasi pritet të njihet me akuzat për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Bektashi akuzohet nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por mbetet për tu parë nëse do të merret i pandehur për të njëjtat akuza apo jo.

Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Një ditë më parë më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.