TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ashpër është treguar Edi Rama ndaj Gazment Bardhit në përfundim të interpelancës së sotme.
Kreu i qeverisë e ironizoi Bardhin për premtimin e tij publik se do të largohej nga politika nëse Sali Berisha kthehej në PD.
Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës për Olsi Ramën si dhe tek Ervin Salianji që i shmanget gjyqeve.
“Po erdhi Saliu me Flamurin te godina, do iki nga politika. Por nuk iku nga politika. Iku godina ne katin e tetë. Ti u the shqiptarëve se kishe kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por në fakt kishe kallëzuar Noc Rrokun.
S’e kishe bërë se do kishe perfunduar si Babale Salianji që shtyn me raporte gjyqin. Do ta kemi një ballafaqim tjetër bashkë… Vazhdoni me kokën lart, ekspertizën në gojë, rrotullojeni dhe ekspertizën do ta merrni nga shqiptarët më keq se në 1997”