TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në parlament, duke iu referuar eksportimit të mbetjeve, tha se në çdo dokument rezulton se këto mbetje nuk janë të rrezikshme. Rama tha se nuk janë politikanët që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja e tij.
“Ngarkesa e eksportuar ka certifikatën e kërkuar. Në çdo dokument rezulton se mbetjet nuk janë të rrezikshme. Importuesi ose eksportuesi e japin përfundimin nëse janë mbetje të rrezikshme.
Edhe nëse eksportuesit kanë kryer mashtrim, nuk janë politikanët që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja e tij, por janë organet ligjzbatuese që ndajnë shapin nga sheqeri.
Vetëm në fantazinë malinje të atyre që nuk ia kanë idenë e punëve të shtetit bëhen analiza thes më thes e kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë e gabuar, pastaj për të fituar, pasi janë sakatuar”, tha Rama.