AKTUALITET, 12 Shtator 2024, 10:42

LIVE/ Mbetjet toksike, Rama-Bardhit: Telenovelë politike. Nga verifikimet nuk konsiderohen të rrezikshme! Goja e politikës ka ngritur akuza ndërkohë që OLAF dhe Prokuroria po hetojnë

LIVE/ Mbetjet toksike, Rama-Bardhit: Telenovelë politike. Nga verifikimet

Gjatë parashtrimit të interpelancës së sotme, Gazment Bardhi e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si kreun e aktivitetit të transportit të mbetjeve të rrezikshme.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se ky është vazhdimi i helmimit të popullit përmes kanaleve të panumërta dixhitale.

“Telenovela e kësaj u shfaq bashkë me vrasjen e Pogradecit. Vetë raporti që i referoheni shprehet se ka dyshime, jo fakte apo prova. Teksa hetimet vazhdojne, goja e pangijshme e politikës ka gjetur fajtorët dhe ka ngritur akuzat. Dhe fajtor është regjimi me mua në krye. Kam kohë që nuk merrem me gojët e tellallëve të hapura si penxheret e katit të tetë” – tha Rama.

“Burimi i kësaj telenovele politike  që u shfaq paralelisht me atë të ngjarjes së Pogradecit, ku një i vrarë u bë mish i grirë i tellallëve të saj ishte një sinjalizimi për një transport mbetjesh.

Vetë organizata jo qeveritare që i referoheni shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra për tu transportuar drejt vendeve të Azisë janë të rrezikshme, pra dyshime, asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por deri tani dyshime. Këto dyshime i kam konsideruar me vullnetin për të hetuar me organet evropianet. Ndërkohë që prokuroria shqiptare dhe OLAF vazhdojnë të hetojnë goja e politikës ka ngritur akuza.

Unë kam kohë që nuk merrem me akuzat dhe me tellallët.


E para, a është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave është shumë e qartë se eksperti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore e këtyre eksperteve ka të bashkëngjitur certifikatën.

Nga verifikimet logjistike të këtyre ngarkesave mallrave të tilla nuk konsiderohen të rrezikshme

Edhe aludimit për mosveprim të administratës portuale, në rastin më të mirë është alogjik, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një aludim patologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”, tha Rama.