AKTUALITET, 12 Shtator 2024, 10:37

Mbetjet toksike, interpelanca me Ramën: 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit! Batuta për kryeministrin

Mbetjet toksike, interpelanca me Ramën: 2 anije me 100 kontenierë po

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë interpelancës me kryeministrin Edi Rama në Kuvend u shpreh se 816 ton mbetje po kthehen në Portin e Durrësit.

Pika e parë në rendin e ditës së punimeve në Kuvend është interpelanca e thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mbetjet toksike.

Bardhi: Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe.

Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit.

Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane.

Sipas tyre këto dërgesa bëhen rregullisht.

“Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit”, tha ai.

Ndërsa shtoi se mbetjet që po kthehen në vend janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.

Gazment Bardhi: Me ju aty sipër, mesa duket i vetja duket vetja Skënderbe ka marrë guximin që të vijë në seancë. Qeveria duhet ta kishte sqaruar pa qenë nevoja që opozita të thirrtë interpelancë pasi ngjallte panik tek qytetarët dhe lidhej me jetën dhe shëndetin e tyre.

Dy anije nga Porti i Durrësit po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Azisë pa konfirmimin se Tajlanda do ti pranonte.

Ngarkesa në fjalë ishte pluhur i furrës produkte mbetjesh të rrezikshme që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut, që janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.

Kërkon trajtim të kushtueshëm dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, e transportojnë atë për shkak se përpunimi i tyre kërkon shpenzime marramendëse.

Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit.

Tregojnë se hiri i eksportuar i takon firmës Sokoloaj shpk licensuar nga kjo qeveri dhe mbetjes kanë të bëjnë me fabrikën Kurum.

Në muaj prill nga porti i Durrësit janë nisur për në Kinë disa ton mbetje që janë bllokuar dhe pritet të kthehen.

Në këtë mënyrë ka dyshime se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por aktivitet kriminal.

Kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, çfarë veprimet kanë kryer aktivitet përgjegjëse janë lejuar të eksportohen pa leje përkatëse, kush i ka lejuar të hyjnë dhe të dalin përmes portit të Durrësit, Qeveria ta kishte sqaruar menjëherë.

Kur kapesh si kriminel në shkelje të ligjit nuk bën transparencë.