TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi opozita humbi betejën edhe në Kolegjin Zgjedhor, Vangjel Tavos do t’i jepet zyrtarisht sot mandati si kryebashkiak i Himarës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot 10:30 për t’i dhënë mandatin Tavos, duke i hapur kështu rrugë betimit në Këshillin Bashkiak.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 12 shtator 2024, ora 10:30. Rendi i ditës:
Çështje për shqyrtim rishtas: 1. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.
Si KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor certifikuan zgjedhjet në Himarë, duke vlerësuar se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.