AKTUALITET, 20 Maj 2023, 14:33

U kap duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe dokumente të falsifikuara, pranga të riut në Devoll

U kap duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe dokumente të

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke qarkulluar me armë të ftohtë si dhe me dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 19-vjeçarin me inicialet Th. Th., 19 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Shërbimet e Policisë, në qytetin e Bilishtit, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar një automjeti, me të cilin 19-vjeçari, po lëvizte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit më inicialet Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.