TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i përgjigjet me urgjencë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i përmendi emrin gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa tha se “Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës”.
Në përgjigjen e saj, Kryemadhi i publikon Veliajt një deklaratë të tijën, ndërsa thekson se ai i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak.
“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak.
E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.
Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi.