AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 16:04

Hidhet një tjetër hap për kryetarin e ri/ Zbardhet pr.vendimi, ja emrat në degët e PD që do të përgatisin zgjedhjet e 29 korrikut

Hidhet një tjetër hap për kryetarin e ri/ Zbardhet pr.vendimi, ja

Zbardhet projektvendimi, ku 8 anëtarë të Kryesisë së PD-së kanë vendosur që të komandojnë kryetarët e degëve në të gjitha rastet kur janë krijuar vakancat, në kuadër të procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie. Në këtë projektvendim thuhet se komandimi i kryetarëve të rinj u hap rrugë certifikimit të anëtarësisë dhe përgatitjes së zgjedhjeve në të gjitha degët në 29 korrik për kryetarin e Partisë.

“Me qëllim ruajtjen e funksionalitetit dhe aktivitetit të partisë në nivel dege, Kryesia e PDSh, në kohë të ndryshme, në zbatim të nenit 42 të Statutit ka vendosur komandimin e kryetarëve të degëve në të gjitha rastet e krijimit të vakancës ose në rast të mungesës së aktit të komandimit ka autorizuar personat e shënuar në listë të kryejnë funksionet e kryetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe në përfaqësimin me të tretët. Nisur nga fakti që këto veprime janë kryer në kohë të ndryshme vlerësojmë se është e nevojshme që kjo kryesi të hartojë një listë të përditësuar të të gjithë kryetarëve të degëve në detyrë, të zgjedhur, të komanduar apo të autorizuar”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Më tej bëhet e ditur se “Kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve të kryetarit të degës u ngarkohet me vendimin e datës 06/07 qershor 2023 me të cilin Kryesia e PDSh vendosi fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë. Duke marrë shkas nga fakti që vendimi i datës 06/07 qershor 2023 përcakton afate të ngushta kohore për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë dhe të faktit që nuk jemi në kushtet e propozimit të emrave të rinj, vlerësojmë se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi mund të merret në formën e vendimit qarkullues”.

Anëtarët e Kryesisë propozuese:

Enkelejd Alibeaj

Taulant Zeneli

Endri Hasa

Gazmend Koduzi

Taulanda Jupi

Kreshnik Çollaku

Xhemal Gjunkshi

Gentian Gaba

VENDIMI PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD.

Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, pas shqyrtimit te komandimeve dhe delegimeve të kryera në bazë të situatës së strukturave dhe vakancave të krijuara, si dhe për të garantuar mirëfunksionimin e plotë të degëve, me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë të PD, Kryesia e Partisë,

VENDOSI:

Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë;

Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë;

Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1;

Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Aneksi 1

QARKU  DEGA     KRYETARI

Berat Florenca Meco

Ura-Vajgurore Dritan Sula

Kuçovë    Ilirjan Koxhaj

Poliçan    Florian Qama

Skrapar    Bujar Hoxhaj

Dibër    Naim Gazidede

Mat       Arjan Lika

Bulqizë   Edmond Isaku

Durrës     Joni Myshketa

Shijak      Red Varaku

Krujë       Sabah Sheta

Fushë-Krujë    Durim Doku

Elbasan   Eugen Isaj

Belsh       Blerim Kuqja

Cërrik      Ibri Sako

Librazhd Bujar Vreto

Prrenjas   Leonard Ozuni

Gramsh   Erald Carciu

Peqin       Arjan Ashiku

Fier    Agron Kapllanaj

Roskovec Syrja Misiraj

Patos       Shezai Sinanaj

Lushnjë   Elvis Pisku

Divjakë   Julian Gjini

Mallakasër      Arjan Llanaj

Gjirokastër      Spartak Drasa

Përmet     Elton Hysenshahaj

Këlcyrë   Luan Malko

Memaliaj Esmerald Xhemali

Tepelenë Ladi Bana

QARKU  DEGA     KRYETARI

Korçë      Elvin Bregu

Maliq      Lulëzim Hoxhaj

Pogradec Seit Myftari

Devoll     Bledion Nallbati

Kolonjë   Fatmir Guda

Kukës      Arif Rexhmati

Has  Seit Jaku

Tropojë   Azgan Haklaj

Lezhë      Lezhë      Alfrida Marku

Kurbin     Gjovalin Laska

Mirditë    Gjergj Prenga

Shkodër   Shkodër   Xhevdet Amuli

Vau i Dejës     Gentian Ndoj

Malësi e Madhe      Anton Kokaj

Pukë          Ferit Ringaj

Tiranë    

Tirana 1   Fatos Mehmeti

Tirana 2   Mirlinda Çollaku

Tirana 3   Gjelosh Progni

Tirana 4   Ervin Goxhaj

Tirana 5   Gentjan Bruzi

Tirana 6   Dashnor Visha

Tirana 7   Lefter Kostenja

Tirana 8   Pëllumb Seferi

Tirana 9   Blend Sulaj

Tirana 10  Eduart Kelmendi

Tirana 11   Florian Lila

Tirana 12   Festim Dushku

Tirana 13 Besnik Fuçia

Tirana 14   Arben Shkoza

Tirana 15 Saimir Lika

Tirana 16 Adriatik Shehu

Vorë            Ardian Xhakoni

Kamëz     Bilbil Bajraktari

Paskuqan Isa Ajazi

Kavajë     Genci Gylsheni

Rrogozhinë     Ferdinand Saraci

QARKU  DEGA     KRYETARI

Vlorë       Vlorë       Gjergj Nika

Selenicë  Klevis Beko

Himarë    Andrea Gjoni

Delvinë   Hari Imeri

Sarandë   Vesel Koçiu

Diaspora  Athine     Fatmir Gjoci

Itali Alban Daci

Selanik    Astrit Mera

Texas      Gasper Lekegega

Britani     Naim Hasani