TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I hidhur ka qenë fati i një 23-vjeçari shqiptar, i cili është vrarë me thikë në Greqi. Bëhet fjalë për Koço Myftarin, lindur në Delvinë e banues në Sarandë.
Ka qene pak pas orës 05:30 të mëngjesit kur policia e Athinës është njoftuar nga spitali se aty kishte mbërritur një i ri i plagosur. Për shkak të gjendjes së rënde ai është futur në sallën e operacionit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve. Kanë qenë miq të viktimës ata që e kanë çuar të riun në spital, ndërsa janë larguar më pas. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i shoqërojë për të marrë dëshminë e tyre.
Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani. Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën. Ndërkohë, policia po kërkon autorin e dyshuar për deri tani nuk është gjetur.