AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 15:01

“Do të shkosh në Kanada”/ Mashtruan 49-vjeçarin dhe i morën 10 mijë euro, si ra në pranga vajza në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

“Do të shkosh në Kanada”/ Mashtruan 49-vjeçarin dhe

Një 31-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj, pasi akuzohen se i kanë marrë 10 mijë euro një shtetasi përmes mashtrimit.

Sipas policisë Arjana Lleshaj dhe 34-vjeçari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, një 49-vjeçari, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.

Ndërkaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.