TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari i njohur Mustafa Nano, kandidat për ambasador i Shqipërisë në Zvicër është t sot para Komisionit të Jashtëm, ku raportoi edhe projektin e tij për këtë propozim.
Ai u shpreh se ky pozicion do jetë shumë interesant për të. Pas raportimit të tij, fjalën e kishin deputetë e pranishëm, të cilët shprehën fjalë pozitive për këtë kandidim.
Nano, nga ana tjetër u shpreh se ndihet i llastuar që po merr vetëm komente pozitive.
Bisedat:
Mustafa Nano: Do doja të ishte një moment i veçantë në jetën time. Shpresoj që puna të jetë interesante. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do mbaj fokus të veçantë te detyra ime. Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë. Unë do doja të isha më aktiv. Do doja që roli i ambasadorit të ishte më i madh. Do kuroj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Kreshnik Collaku: Më vjen mirë që vuri theksin te diaspora. E nxis dhe me entuziazmoi dëshira për këtë risi në diasporë. Me keqardhjen e madhe që Tiranës do t'i mungojë një studio ku ne flasim
Agron Gjekmarkaj: Jemi munduar që Zvicrës t’i gjejmë ambasadorë të qetë. Duhet t’i kishim marrëdhëniet me cilësore, ndoshta duke dërguar atje një zhurmues do ketë ndryshim. Më vjen mirë që kemi ambasador dikë që ka shkruar libra. Shpresoj që Shqipëria të fitojë një ambasador cilësor. Besoj se ai është njeri i lirë dhe do jetë shërbëtor cilësor i vendit tonë.
Mustafa Nano: Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë. Nuk kisha dyshime.