AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 12:58

SPAK kërkoi ndryshimin e akuzës për Bllakon, avokati: Qëndrim antikushtetues

SPAK kërkoi ndryshimin e akuzës për Bllakon, avokati:

Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako duke iu rikthyer akuzës fillestare për shpërdorim detyre si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik.

Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj than ë një deklaratë për gazetarët jashtë dyerve të gjykatës së akuzat e ngritura kanë qenë të padrejta dhe të pareferuara në faktet penale të gjetura për klientin e tij.

“Ne e kemi deklaruar edhe para gjykatës së seancës paraprake se akuzat e ngritura kanë qenë të padrejta dhe ta pareferuara në faktet penale. Këtë fakt e identifikoi edhe gjykata e seancës paraprake.

I qëndrojmë të njëjtës gjë si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë një qëndrim fare të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korrupsion.

Ngelet vetëm një akuzë ajo e shpërdorimit të detyrës dhe akuza tjetër bie. SPAK po mban një qëndrim joligjor dhe jo kushtetues.

Unë e kam deklaruar që SPAK vepron jo referuar vendimeve të gjykatës duke dëmtuar interesat e qytetarëve në përgjithësi.

Nëse gjykata nuk mban qëndrim korrekt, gjykata e seancës paraprake del jashtë loje. Prokuroria nuk dha asnjë argument”, tha Hazizaj.