AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 15:42

Gjykata Tiranës jep vendimin, vërtetohet mandati i Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës. Pritet ceremonia e betimit

Gjykata Tiranës jep vendimin, vërtetohet mandati i Erion Veliajt

Gjykata Tiranës ka dhënë vendimin për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt si kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës, duke konfirmuar kështu edhe një tjetër mandat për të në 4 vitet e ardhshme.

Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Veliaj për mandatin e ri.

Veliaj ka arritur të fitojë bindshëm në të gjitha njësitë e Tiranës, ku konkurrenca ndihej mes tij dhe kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi.