TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidat për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi prezantoi ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm platformën e tij për këtë pozicion.
Ai u shpreh se roli i tij do të jetë edhe më i thjeshtë se një ambasador, duke zbuluar objektivin. Kurtezi tha se prioriteti i tij do të jetë marrëveshja e ekstradimeve.
'Kuadri lidhor është i konsoliduar. Sa i takon marrëveshjeve në fushën penale janë pothuajse të papërfunduara.
Por mesa lexoj nga dosjet ka filluar puna dhe roli im do të jetë që të shtyhet më tej. Si për shembull marrëveshja e ekstradimit, që nuk është vetëm për ne por për shumë të tjera, do ta shoh me prioritet dhe e kam një nga objektivat e aktivitetit të ardhshëm në atë vend.
E specifikova që do të jetë prioritet marrëveshje në gjyqësor dhe në atë të ekstradimeve në veçanti. Pro varet si do të shkojë në perspektivë, sepse është e dyanshme'- tha ai.