AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 13:24

Vrasja e Stiven Toshkësit në Tiranë, lihet i lirë djali i Admir Muratajt: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Vrasja e Stiven Toshkësit në Tiranë, lihet i lirë djali i

Për vrasjen e 19 vjeçarit Stiven Toshkëzi, pak ditë më parë është shoqëruar në policinë e Tiranës, Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt.

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka qenë prezent në momentin e sherrit.

Pasi është marrë në pyetje, Arbër Murataj është lënë sërish i lirë dhe deklarimet e tij janë referuar në prokurori për vlerësim.

Sipas burimeve, lënia e tij e lirë është bërë pasi ka rezultuar se më 19 prill kur ndodhi vrasja, ai nuk ishte i pranishëm.

Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas. Murataj u shpall në kërkim policor, pasi dyshohej se mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt për një vajzë.

Për vrasjen e 19 vjeçarit u arrestuan dy të rinjtë Axel Hoxha dhe Ensi Maze të cilët po hetohen me masë sigurie arrest në burg.