TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Kreshnik Çollaku deklaroi se duhet t’i hapet rrugë procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, ndërsa ngriti alarmin se kjo parti është në një situatë emergjente.
Sipas tij, dy janë vakancat, ajo që lidhet me kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të PD-së. Mes të tjerash ai pohoi se Këshilli Kombëtar nuk mund të mblidhet, sa i takon zgjedhjeve që do të mbahen më 29 korrik, pasi gjysma e tij nuk funksionon.
“Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në gjysmën e anëtarë të Këshillit, kështu që nuk ka çfarë të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar.
Statuti i PD por dhe ne jemi dëshmitarë që dhe vendime të tjera, të cilat në bazë të statutit do duhej të kalonin nga Këshilli, por gjysma e tij nuk funksionon, jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhen masa të jashtëzakonshme. Vota e 14 majit, dha sinjalin se mbështetësit presin që këto probleme të brendshme të mbyllen sa më shpejt”, tha ai.