TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Blerta Kazadej, kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Turqi ka prezantuar ditën e sotme plaftormën e saj në Komisionin për Politikat e Jashtme.
Pas prezantimit të saj, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj vuri theksin te marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Megjithatë ai theksoi se është kundër çdo tendence asimilimi dhe trajtimit të Shqipërisë si vilajet.
“Dëshiroj shumë që të kemi marrëdhënie miqësore sepse Turqia është një vend mik. Jam kundër çdo tendence asimilimi dhe trajtimit të Shqipërisë si vilajet.
Ne jemi vend i pavarur. Kam parë tendencë gjatë këtyre viteve. Ndërhyrje të forta brenda Shqipërisë. Nuk ekzistojnë vendet vëllezër. Termi vëlla është një term religjioz që nuk i bën nder një shteti laik i Shqipëria.
Ambasadorja duhet të ketë për zemër integritetin dhe sovranitretin e vendit të saj dhe çështjes së diasporës. Diaspora e vjetër për shumë vite është turqizuar. Shqipëria nuk ka pasur kurajo të kërkojë katedra.
Ne kemi një diasporë në Itali që na ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe prej 500 vitesh. Nuk është kompleks që ambasadorja shqiptare atje të kërkojë që ata që ndihen shqiptarë , shteti shqiptarë t’i mbështesë”, u shpreh ai.