AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 15:21

Venecia?! Jo, Tirana. Mjaftuan pak minuta, shihni si u përmbytën rrugët në kryeqytet

Venecia?! Jo, Tirana. Mjaftuan pak minuta, shihni si u përmbytën

Vetëm pak minuta shi dhe shumë rrugë të kryeqytetit i ngjanin pamjeve sikur ishe në Venecia. Mes surprizave që po bën moti në këtë periudhë, qytetarëve iu është dashur që të përballen dhe me rrugët e përmbytura.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga JOQ, qytetarët lëvizin me qese mbi kokë, si për t’u mbrojtur nga shiu.

Më të vështirë e kishin drejtuesit e motorëve, të cilët u dorëzuan para përmbytjeve, duke lëvizur në këmbë. Me këto pamje duket sikur jemi larg stinës së verës, ku edhe kjo javë është parashikuar me mot me vranësira e reshje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)