AKTUALITET, 29 Shtator 2023, 16:55

“Gratë, sakrifikojnë më shumë se kushdo për familjen”, Basha në Lezhë: Mbështetja për ju, prioritet për çdo qeveri

“Gratë, sakrifikojnë më shumë se kushdo për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ndali turin e takimeve në Lezhë, ku  i dedikoi një vëmendje të veçantë grave me të cilat zhvilloi një bashkëbisedim pasditen e sotme. Në një postim të bërë në ‘Facebook’, Basha shprehet ndër të tjera se kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me një grup grash lezhjane.  Për mua fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.  Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shume se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për tu kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Sa më e sigurt, e pavarur dhe e suksesshme të jetë një grua aq me e fortë do të jetë familja dhe me e shëndetshme do të jetë shoqëria.  Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri”,  shkruan Basha.