TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragedi e rëndë familjare në Itali, pasi pas ngjarjes së rëndë në Pietralata, tre persona, mes tyre një 14-vjeçar, janë gjetur të pajetë në një banesë në Finale Ligure, në provincën e Savonës. Sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për një vrasje-vetëvrasje të ndodhur në orët e vona të natës mes 2 dhe 3 shtatorit. 59-vjeçari Daniele Baruzzo dyshohet se ka qenë autori i ngjarjes, i cili ka qëlluar për vdekje me armë zjarri (të mbajtur me leje) bashkëshorten e tij, arkitekten 60-vjeçare Paola Siri, dhe djalin e tyre 14-vjeçar, Mattia, i cili ishte një lojtar i ri premtues futbolli në zonë, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.
Trupat e pajetë u zbuluan rreth mesditës së 3 shtatorit, pasi fqinjët kishin dëgjuar të shtëna rreth mesnatës, por alarmi u dha disa orë më vonë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë karabinierët, zjarrfikësit dhe autoambulancat, të cilët mundën vetëm të konstatonin vdekjen e tre pjesëtarëve të familjes.
Brenda banesës, hetuesit gjetën një shënim të lënë nga kryefamiljari, një punëtor që stërvitej rregullisht në poligon, ku shpjegoheshin arsyet e këtij gjesti ekstrem për shkak të disa problemeve. Çështja po ndiqet nga karabinierët e Albengës nën koordinimin e prokurores Maddalena Sala. Ngjarja ka tronditur thellësisht komunitetin lokal dhe opinionin publik në Itali, duke ardhur pak kohë pas një tjetër tragjedie të ngjashme në Romë. Klub i futbollit të Finale Ligure, ku aktivizohej i mituri, ka publikuar një mesazh prekës lamtumire në rrjetet sociale:
“Një tragjedi i ka marrë jetën një prej sportistëve tanë të rinj dhe ka goditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Jemi të shkatërruar, të pabesueshëm dhe thellësisht të pikëlluar… Ciao, kampion i vogël. Buzëqeshja jote, angazhimi yt dhe kujtimi i momenteve të kaluara së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së Finale FBC dhe në zemrat e atyre që të njohën.”. Si shenjë zie dhe respekti, klubi ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve të sektorit të të rinjve, përfshirë stërvitjet dhe ndeshjet, deri të dielën.