AKTUALITET, 7 Qershor 2022, 11:08

EMRI/ Sherr me thika në Sarandë, plagoset 43-vjeçari

EMRI/ Sherr me thika në Sarandë, plagoset 43-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në shëtitoren e Sarandës. Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç.

Ka mbetur i plagosur shtetasi Kledi Koka, i cili është duke iu nënshtruar një operacioni.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.